zoom

Politikë

Plagosja e anëtarit të PD-së, Basha niset për në spitalin e Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur urgjent drejt Kavajës, pak minuta pas incidentit të rëndë në zyrën elektorale të PD, ku mbeti i plagosur një person.

Nga Kavaja, Basha tha se atentati i kryer ka për qëllim të frikësoj shqiptarët, por që nuk ka për të ndodhur kurrë dhe përgjigjen e merituar do ta marrin me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasi udhëtoi me urgjencë drejt Kavajës është nisur drejt spitalit të Durrësit, ku do të takojë anëtarin e selisë blu të plagosur, Bledar Okshtuni.

Ky fakt u konfirmua nga vetë Basha. Mësohet se Bledar Okshtuni i cili mbeti i plagosur me një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.