zoom

Aktualitet

Plagos me thikë bashkëkombasin 30-vjeçar, arrestohet në Vjenë zyrtari i shtetit shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në ambientet e një banesë në kryeqytetin austriak, Vienë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:20 në një apartament në Vjenë-Meidling dhe i dyshuar si autor i mundshëm sipas mediave lokale është një bashkëkombës i të plagosurit, me detyrë shtetërore në Shqipëri.

“Policia u alarmua të martën për britmat për ndihmë që vinin nga një apartament në Vjenë-Meidling. Një burrë (30 vjeç, avokat i shtetit në Shqipëri) me gjurmë gjaku në trup, por pa lëndime të dukshme u pa në shkallët e hyrjes”, raporton vienna.at.

Sakaq, referuar të plagosurit, media shkruan se ai është gjetur me një plagë me thikë në shpinë para shtëpisë.

I plagosuri ka marrë ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.