zoom

Aktualitet

Pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, mbërrijnë në Rinas 117,000 doza të vaksinës Pfizer

117,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

“Po ndodh, mbërrijnë 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit”, shkruan Manastirliu.

Kjo marrëveshje është votuar para disa ditësh në Kuvend me dakordësinë e të dyja palëve, PD dhe PS, ku këto doza të vaksinës Pfizer, që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 milion dollarë, do të shërbejnë për vijimin e  vaksinimit masiv në vend.