zoom

Aktualitet

Piu të gjitha ilaçet që kishte në shtëpi, i riu përfundon në koma

Një i ri nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër ku I. Dalipi, 24 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë.

Në gjendje kome ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar.