zoom

Aktualitet

Pistë tjetër e vrasjes në Roskovec. Edhe djemtë e autorit të përfshirë në krim?

Dy djemtë e autorit të vetëdorëzuar të vrasjes së dyfishtë në Roskovec, Altin Kuka, jan vënë në pranga.

Ervis dhe Emaurisio Kuka u arrestuan nën dyshimet se kanë “gisht” në ngjarje dhe kanë bashkëpunuar në krim.

U vranë nga Altin Kuka pas sherrit të fëmijëve, përcillen për në banesën e fundit Gramos dhe Lavdmir Kurtaj

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, si nisi gjithçka, fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit
Policia njofton se po ashtu ka arrestuar një tjetër person, Tomor Zyka, pasi akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;

-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë është proceduar penalisht babai i autorit, pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri, konrektisht 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.