zoom

Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

Peshëngritësi Kreshnik Leka ka ngrit lartë flamurin shqiptar në kampionatin Mesdhetarë “Athina Open 2022”, që u zhvillua në Greqi për moshën 45-49 vjeç.

Leka, i cili është edhe shefi i klubit Teuta Shumësportësh, doli në vendin e dytë duke marrë medalje argjendi në peshën 96 kg.

Leka, ngriti me sukses 113 kg në stilin e shkëputjes dhe 136 kg në shtytje. Në dygarësh ai regjistroi peshën 249 kg.

Një rezultat i shkëlqyer për shtangistin durrsak, që synon medalje ari në Europianin që do të mbahet në verë. /zoom.al/