Këtu janë çantat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë:
Millionaire Speedy nga Louis Vuitton: 1 mln dollarë
Ndryshe nga llojet e tjera të çantave Speedy që kushtojnë rreth 1.5 mijë dollarë, kjo është e krijuar nga lëkurë krokodili, e vizatur tërësisht me dorë dhe të gjitha pjesët metalike, përfshirë zinxhirin e ka prej floriri.
Ginza Tanaka Birkin nga Hermes: 1.6 mln dollarë
Edhe pse një çantë Hermes nuk është kurrë e lirë, bashkëpunimi i firmës me kompaninë japoneze të bizhuterive, Ginza Tanaka solli një version ekstra luksoz të përbërë prej platini dhe 2.182 diamantë.
Sac Bijou Birkin nga Hermes: 2 mln dollarë
E thurur me ar dhe me 2.712 gurë diamantë Sac u krijua fillimisht për të qenë një byzylyk dore. Ajo është shumë e vogël për të funksionuar si çantë, por u shit si e tillë. Kompania ka krijuar vetëm 3 Sac Bijou në total.
1001 netë nga Mouawad: 3.6 mln dollarë
Kjo çantë ka plot 4.517 diamantë dhe ka kthyer një rekord Guiness.
Veza e Pashkëve nga Debbie Wingham: 6.7 mln dollarë
Veza që është një vezë reale e shpendit emu (familja e strucit) është e rrethuar me 8.000 gurë diamantësh, 40 mijë dollarë vathë nga Cartier dhe një shall të mëndafshtë nga Hermes.