zoom

Slider

“Përveç 50 mijë eurove…”/ Dalina Buzi ka diçka për të thënë për Elhaida Danin

Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve të spektaklit të kërcimit.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për humbjen e Ehaida Danit dhe Ardit Çunit, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitoren e DWTS.

“Elhaida ka fituar gjithçka, përveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”, shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.

Ndërsa sa i përket Ardit Çunit, Dalina thotë:

“Secili ka kohën e tij. Ndoshta duket se Ardit nuk është vlerësuar, por unë mendoj që këto eksperienca po e përgatisin për diçka më të madhe.

Më ka bërë përshtypje si pas daljes nga “BBV” e ktheu Instagram-in e tij në një “podcast”, pra vuri humbjen në funksion të tij.

Ka treguar që është talent në kërcim dhe që punon fort. Më pëlqeu që erdhi edhe tek “afterparty” edhe pse i mërzitur nga humbja”.