zoom

Bota

Peruja tronditet nga tërmeti i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Peru. Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet ishin 7.2 ballë të shkallës rihter.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, thellësia fokale është regjistruar në 211 km. Sakaq, epiqendra u raportua 72 kilometra në veriperëndim të Julianka.

Edhe pse lëkundjet kanë qenë tepër të forta, deri më tani nuk raportohet për ndërtesa të dëmtuara apo njerëz të lënduar.