zoom

Slider

Përse u anulua regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitë s maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqesimit të gjendjes epidemiologjike nga virusi korona.

Zoran Zaev tha para se të merrte këtë vendim ishte konsultuar me presidentin e shtetit, kryetarin e Entit të Statistikave dhe kryetarë t e partive të koalicionit BDI dhe Lëvizjes Besa”. Meqë procesi i regjistrimit të popullsisë për diasporen ka filluar që nga 15 marsi ky nuk do të ndërpritet, por do të vazhdojë  të jetë i hapur deri më 30 shtator.

Opozita kërkon shtyrjen e numërimit për shkak të përkeqesimit të gjendjes nga virusi korona

Vendimi i liderëve të dy partive politike maqedonase për anulimin e regjistrimit të popullsisë duhet të miratohet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Shtyhet dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale

Në takimin Zaev-Mickoski u mor edhe një vendim për shtyrjen e zgjedhjeve lokale që ishin parashikuar të mbaeshin në shtator dhe është vendosur që ato të mbahen në muajin tetor pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë.

Po ashtu Zaev dhe Mickoski biseduan edhe për ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në parlament do të inkurajohen për të bërë ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshimin e modelit në një njësie zgjedhore, për lista të hapura për kë shilltarë  komunash dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në një rreth zgjedhor.

Në ditët në vazhdim kryeministri Zoran Zaev ka paralajmeruar takime edhe me liderët e opozitës shqiptare, ku do të diskutohen marrëveshjet e arritura mes tij dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.