zoom

Bota

“Përqafimi i Judës”! Vrasja në Greqi/ Pak para se të arrestohej, bashkëshorti i 20-vjeçares ngushëllon mamanë e saj

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijës, 20-vjeçares Caroline. Pas shoqërimit në polici, 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai pretendon se gruaja e tij kishte vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos e ka llogaritur vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare me gjakftohtësi, ndërsa më pas ka aktruar me mjeshtëri ku lotët dhe fjalët prekëse që thoshte në media të bënin të besojë vërtetë dhimbjen e tij.

Aktrimi i tij ka zgjatur deri pak para se të arrestohej, kur është fotografuar me nënën e gruas së tij Caroline, duke e përqafuar dhe ngushëlluar për krimin makabër që i mori jetën të bijës.