zoom

Politikë

“Përqafimi i fitores”! Rama lajmëron festën: Patronazhistë, koordinatorë, deputetë dhe kush të dojë të na bashkohet

Partia Socialiste do të festojë pasditen e sotme rezultatin e arritur nga zgjedhjet e 25 prillit, ku deri tani ka fituar 73 mandate.

Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar festë me një postim në “Facebook”, ku i fton të gjithë në atë që e quan përqafimin e fitores, teksa shfaqet tepër i buzëqeshur.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️ #PS12?#Fitore? #Kampionë”, shkruan Rama.