zoom

Politikë

Përplasjet me Gjiknurin, Dritan Leli drejt dorëheqjes. Rama i bën ofertë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pritet të japë dorëheqjen pas kërkesës që Kryeministri Rama i ka bërë për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark.

Mësohet se ky propozim ka ardhur pas përplasjeve që Leli ka pasur me drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Damian Gjiknurin.

Sipas Gjiknurit, Leli nuk është pikë e fortë elektorale për Partinë Socialiste në këtë qark, ku kandidon për një mandat të tretë edhe Kryeministri Rama.

Në fakt, ndikimi i ish -ministrit Gjiknuri është shumë i fortë në këtë bashki, siç e tregon edhe dërgimi si nënkryetar i saj i të besuarit të tij, Afrim Qendro.

Qendro ka qenë drejtues i shtabit elektoral të PS-së në këtë qark dhe një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Gjiknurit, kur ai ishte ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Afrim Qendro mbante postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ishte në detyrë edhe në kohën e skandalit të tenderit 18 milionë eurosh për ndërtimin e mbikalimit në Sheshin Shqiponja.

Me largimin Lelit, do të jetë Qendro ai që do ta drejtojë këtë bashki. Me nënkryetar funksionon deri tani edhe bashkia e Durrësit dhe ajo e Vorës.

Kjo fushatë po i shton përplasjet dhe pakënaqësitë brenda PS. Një ditë më parë nga kandidimi për deputet dha dorëheqjen edhe Sadi Vorpsi në Tiranë, ndërsa u largua edhe Sadri Abazi e Reme Lala. ©Zoom.al