zoom

Bota

Përplasje në samitin e BE-së: Polonia kaloi vijën e kuqe, të ndëshkohet

Pavarësisht përpjekjeve franko-gjermane për ndërmjetësim, mosmarrëveshja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE-së.
Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundër “shantazhit”, që po bën sipas tij blloku evropian.

KE-ja do të mbajë për momentin të bllokuara ndihmat miliardëshe që ishin përcaktuar për Poloninë, si ndihmë  për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.

Në samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisë polake që të  tërheqë reformat e kontestuara të drejtësisë.

Kancelarja Angela Merkel, thotë DW, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në bllokun evropian  nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak.

Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave evropiane, në këtë rast me Poloninë.

Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE“, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.

Por kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës.

“Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh dhe kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake.

Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, deklaruan diplomatë evropianë.