zoom

Aktualitet

Përplasje e ashpër në studio/ Meta-gazetares: Sondazhet tuaja financohen nga inceneratorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u përfshi në një diskutim të ashpër mbrëmjen e të mërkurës me gazetaren e “Euronews”, Jonida Shehu.

I ftuar në studio, Meta tha se nuk i beson sondazhet e televizionit që nxjerr fitues socialistët sepse financohen nga inceneratorët dhe janë të pavërtetë.

Gazetarja nga ana tjetër i kërkoi Metës të paraqiste provat për akuzat e tij.

Pjesë nga debati

Meta: Mos me flisni mua për sondazhet e Bolinos, por shikoni emrin që flitet më shumë në rrjete sociale është Këlliçi.

Shehu: Unë nuk flas për Bolinon dhe nuk përfaqësoj Karlo Bolinon këtu, përfaqësoj për televizionin që unë përfaqësoj.

Meta: Ça televizioni je ti?

Shehu: Euroneës, flas për sondazhet e Euroneës.

Meta: Euroneës që bën sondazhe me para të financuara nga inceneratorët?!

Shehu: Unë flas për Euroneës, jo për televizionet e tjera. Më jep tani këtu një fakt që televizioni im paguhet nga inceneratorët.

Meta: T’i jap unë.

Shehu: M’i jep tani.

Meta: T’i nxjerr unë pas emisionit.

Shehu: Jo, jo, tani këtu ne emision më nxirr faktet jo fjalë të kota, pas emisionit nuk ke çfarë fakti më jep.