Aplikacion
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxitur Izraelin dhe Palestinën të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur. Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi Palestina lëshoi raketa drejt Jeruzalemit.
Si kundërpërgjigje, ushtria e Izraelit zhvilloi sulme ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazas. Zyrtarët palestinez të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 persona, përfshirë fëmijë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se 15 anëtarë të grupit Hamas që drejtojnë Gazën janë vrarë.