zoom

Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 46-vjeçarja në Tiranë

46-vjeçarja, e cila ka aksidentuar për vdekje këmbësorin i dentifikuar si M. H, është arrestuar. Policia bën me dije se në pranga ka rënë G.S.

“G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.