zoom

Aktualitet

Përplasen ‘kokë më kokë’ automjetet në Elbasan, 2 të plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesht.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Raportohet se të plagosurit kanë pësuar fraktura në gjymtyrë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.