zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina në Hamallaj të Durrësit, ndërron jetë një grua

Një aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit.

Policia njofton se viktimë ka mbetur një grua me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve të përplasura.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.