zoom

Të gjitha

Përndiqte një të mitur, kapet nga policia e Sarandës pas 2 vitesh në kërkim “Oni Varvarës”

Kapet nga policia e Sarandës një 33-vjeçar i shpallur në kërkim prej dy vitesh. Mësohet se i arrestuari Aljon Pasho, 33 vjeç, i njohur me pseudonimin “Oni Varvarës” ishte në kërkim prej 20.12.2018, kur Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Pasho ka ndodhur në Sarandë dy vite më parë. Pasho është arrestuar edhe në tetor 2018 për përndjekjen e një të miture. 33-vjeçari u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.