zoom

Aktualitet

Përndiqte ish-të dashurën dhe e mori me forcë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është vënë nën prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A.K., ka përndjekur dhe më pas ka marrë me forcë në mjetin e tij ish të dashurën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.