zoom

Bota

Përmbytjet në Kinë: 12 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

12 persona kanë vdekur pas përmbytjeve në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinë,duke lënë pasagjerët të bllokuar.

Zyrtarët thanë se 500 persona arritën të shpëtoheshin nga tunelet në provincën Henan.

Presidenti Xi Jinping deklaroi se ka pasur humbje të konsiderueshme jete dhe prishje të pronave.

Shumë rezervuarë dhe diga kanë kaluar nivelin e tyre dhe ushtarët janë mobilizuar që të devijojnë lumenjtë.

Udhëtimet ajrore dhe stacionet hekurudhore në shumë pjesë të Henan jane pezulluar.

Cfarë i shkaktoi përmbytjet?

Autoriteti meteologjik i Kinës deklaroi se provinca Henan ka pasur ‘’reshje të rralla dhe të rënda’’ që të shtunën.

Autoritetet lokale i quajtën përmbytjet ‘’një event që ndodh njëherë në 1,000 vite’’ .

Shumë faktorë ndikojnë tek përmbytjet,por një atmosferë e ngrohur nga ndryshimi i klimës mund të shkaktojë stuhi ekstreme.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shpërndarja e konstruktit të digave ka përkeqësuar problemet klimaterike në Kinë, thotë korrespondeti i BBC në Kinë Stephen McDonell. /Përgatiti: Alesia Doçi