zoom

Aktualitet

Përleshje në Tiranë, plagosen me thikë 2 persona/ Emrat

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes disa të rinjve mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut.

Nga raportimet mësohet se si pasojë e konfliktit kanë mbetur të plagosur me thikë shtetasit Roland dhe Oltjan Doka.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e agresorëve.