Aplikacion
Teksa të dy janë pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, sot do të mbahet seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.
Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht, pas pretendimeve se Leka i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit. Elia jeton me vajzën ende në pallatin mbretëror, kurse princi me të dashurën e tij të re, fotografe.
Njëkohësisht Prokuroria po heton edhe penalisht incidentin për dhunë në familje dhe kanosje. /ZOOM.AL/