Aplikacion
Pas konfrontimit fizik mes dy banoreve një zarf i zi mbërriti në shtëpin e BBV, por ende nuk dihet vendimi i marrë pas do të hapet në një moment të dytë.
Ndërkohë në një ballafaqim mes tyre pas sherrit, Rike është shprehur se Egla e ka shtyrë dhe gërricur në duar.
“Egla e sheh veten se si reagon, me duar. Ti mos më fol më. Edhe më shtyve, dhe më gërrice. Më ka gërrice”, i thotë banorja.
“Ka ardhur zarf i zi për të më nxjerrë nga gërricja që të kam bërë ty”, shprehet aktorja. “Ti je manipuluese, je si djalli që fryn në vesh”, përfundon Rike.
Përleshja ndodhi ditën e sotme, teksa aktorja me kunjat e saj ngacmonte Riken dhe kjo e fundit iu përgjigj duke i derdhur qumështin në kokë Eglës.
Më tej aktorja ka shtyrë Riken me duar dhe përfundimi është një incident degradues i spektaklit, i shoqëruar me zarf të zi. A do të eliminohen të dyja, apo dënohen me izolim? Kjo do mësohet më pas, pasi zarfi të hapet. /ZOOM.AL/