zoom

Politikë

Përgjimet e Lames për legalizimet, Rama: Nuk ka lidhje fare me votat

Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit.

Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”, deklaroi kreu i qeverisë te euronews.