zoom

Slider

Përgjakje mes 2 shqiptarëve në Greqi! Njëri i ngul thikën në gjoks tjetrit dhe arratiset

Trazira mbrëmë në Serres të Greqisë! Një grindje mes dy shqiptarëve ka përfunduar me një të plagosur.

Sipas mediave greke, dy 31-vjeçarë nga Shqipëria, të dy ende të paidentifikuar, nisën një debat me njëri-tjetrin, i cili përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta. Njëri qëlloi bashkëkombasin e tij me thikë në gjoks dhe u largua me urgjencë nga vendngjarja.

I plagosuri u dërgua me shpejtësi në spitalin “Papageorgiou” në Selanik, ku për fat të mirë po mjekohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të sherrit dhe kapjen e të riut shqiptar, i cili aktualisht është në arrati.