zoom

Aktualitet

Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, tani radhën e kanë 80-vjeçarët

Rreth 7700 të moshuar mbi moshën 80 vjeç në qarkun e Shkodrës janë bërë pjesë e planit të vaksinimit.

Vetëm gjatë dy ditëve të para, janë vaksinuar rreth 370 pensionistë ndërsa këtë të premte, procesi përfundoi më herët për shkak të numrit të kufizuar të vaksinave që kishin në dispozicion bluzat e bardha. Si fillim po vaksinohen të moshuarit e qytetit të Shkodrës e më pas do të vijohet në të gjithë veriun.

Brenda 8 ditëve të para të këtij procesi, janë vaksinuar të gjitha bluzat e bardha dhe stafi i spitaleve rajonale të Shkodrës, Lezhës, spitaleve bashkiake dhe qendrave shëndetësore.

Në Shkodër, ka përfunduar edhe vaksinimi i moshës së tretë në të gjitha shtëpitë e të moshuarve shtetërore dhe private.