zoom

Bota

Përfundon projekti gjermano-rus “Nord Stream 2”

Pjesët e fundit të tubacionit të gazit natyror “Nord Stram 2” janë instaluar dhe sistemi pritet të jetë funksional brenda pak ditësh.

Inxhinerët njoftuan se gjithë tubat e gazit janë lidhur me njëri tjetrin në thellësi të detit Baltik, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi se tubancioni  do të jetë operacional brenda pak ditësh.

Kompania shtetërore energjitike ruse “Gazprom” tha se do të fillojë furnizimi i Gjermanisë sapo të mbarojnë dhe detajet e fundit teknike. Ndërtimi i gazsjellësit është vonuar dhe duhet të kishte përfunduar në dhjetor 2019.

Në të njëjtën kohë, gazi në Europë ka arritur një maksimum historik prej 650 dollarë për 1000 metra katrorë.

“Nord Stream 2” përbëhet nga dy linja 1.234 kilometër secila, dhe janë krijuar për të furnizuar me 55 miliardë metër kub gaz në vit.

Projekti u kundërshtua ashpër nga Ukraina, pasi Kievi frikësohet për fatin e tranzitit të gazit nëpër territorin e tij, si dhe nga SHBA-ja, që përmend një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së BE-së.

Moska ka kundërshtuar duke thënë se Uashingtoni po përpiqet të imponojë gazin e vet në Evropë. Për shkak të sanksioneve dhe kërcënimeve amerikane, shumë kompani europiane u detyruan të largohen nga projekti.

Ndërtimi u ngadalësua dhe madje u ndërpre, por Gjermania vazhdoi të mbështesë projektin.