zoom

Politikë

Përfundon pas 30 minutash, takimi i ambasadores Kim me Bashën

Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike, ku znj. Kim shkoi në orën 10:25 të së shtunës.

Në orën 11:05, diplomatja e SHBA ka dalë nga selia pa dhënë asnjë deklaratë.

Po ashtu,  as zoti Basha dhe asnjë përfaqësues tjetër i Partisë Demokratike nuk kanë folur për mediat se çfarë u diskutua në takimin Kim – Basha, duke respektuar heshtjen zgjedhore të një dite para votimit.