zoom

Politikë

Përfundon numërimi në Dibër, kjo është kandidatja e PS-së që la pas Mziun dhe ish-kryebashkiakun Imeraj

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve në Qarkun e Dibrës.

Pesë mandatet e këtij qarku janë ndarë në 3 për Partinë Demokratike dhe 2 për Partinë Socialiste. Në radhët e PD-së, më i votuari rezulton drejtuesi politik i këtij qarku, Xhelal Mziu me 5.321 vota, pas tij renditet Kreshnik Çollaku me 5.093 vota dhe Edmond Isaku me 5.098 vota.

Sa i përket kandidateve femra nga PD-ja, më e votuara ka dalë Dhurata Tyli me 2.870 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Irini Shehu ka marrë 1.986 vota. Nga krahu tjetër, më e votuara nga PS, ka dalë kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.367 vota.

I dyti renditet ish-kryebashkiaku i Dibrës Dionis Imeraj me 5.154 vota, Melaim Damzi me 4.609 vota dhe në fund renditet kryesuesi i listës Lavdrim Krashi.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Lavdrim Krashi 3.317 vota

Aurora Mara 9.367 vota

Dionis Imeraj 5.154 vota

Melaim Damzi 4.609 vota

Spartak Koltraka 1544 vota

Anisa Xhika 504 vota

Kandidatët e Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Xhelal Mziu 5321 vota

Kreshnik Çollaku 5.093 vota

Dhurata Tyli 2.870 vota

Edmond Isaku 5.098 vota

Luan Haka 4.374 vota

Irini Shehu 1.986 vota