zoom

Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama: Kandidatët do zyrtarizohen më 25 mars

Ka përfunduar në Partinë Socialiste mbledhja e Kryesisë.

Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama bëri të ditur disa nga ccështjet për të cilat u diskutua.

Ai tha se vijon puna për listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe se zyrtarizimi I tyre do të bëhet më 25 mars.

“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë.”, tha Rama.

Teksa u pyet se cilët janë kryebashkiakët më të mirë dhe ata më të keq, Rama u përgjigj: “S’mund t’i ndajmë kështu. Siç ka mbetur aty në mur, në lumin e Vlorës, do bëjmë një memorandum tjetër. Do ju japim rezultatin”.