zoom

Aktualitet

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore e Aldi Ramës/ Asnjë nga familjarët nuk shkon të tërheqë trupin e pajetë

Sapo është bërë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar. Sipas të dhënave mësohet se ajo ka zgjatur gati dy orë.

Procedurat për plotësimin e formularit ku mjekësia ligjore do të dalë në përfundim zyrtar janë duke vijuar. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë.

Plumbi ka përshkruar kokën e të riut, ku mjekët e Traumës nuk kanë kryer operacion për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda. Por, plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkaktoi vdekjen 21-vjeçarit.

Ndërkohë, në morgun e Tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut. Bëhet me dije se pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.