zoom

Aktualitet

Përdhunohet një 28-vjeçare në Sarandë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku raportohet se është përdhunuar një vajzë.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet S. Sh., i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më një vajzë të moshës 28-vjeçare.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare”, njofton policia.

Po në Sarandë është vënë në pranga një 31 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, bën me dije policia.