zoom

Slider

Përdhunimi i shqiptares në Greqi, policia bie në gjurmët e autorit

Sipas policisë greke, autori i dyshuar i përdhunimit të një pastrueseje 50-vjeçar në një apartament në Kato Petralona , të Shtunën, është identifikuar.

Policia mësohet se është vënë në ndjekje të të dyshuarit i cili përdhunoi 50-vjeçaren me origjinë nga Shqipëria.

Kujtojmë se gruaja 50-vjeçare denoncoi tek autoritetet greke se ndërsa po pastronte në një apartament, në rrugën Symmachidon, papritmas një burrë e kapi dhe e futi me forcë në banesën e tij ku e përdhunoi për orë të tëra.

Gruaja u dërgua në spital për ndihmën e pare, ndërsa në zonë shumë gra dolën në protestë në mbështetje të 50-vjeçares.