zoom

Politikë

Përballimi i krizës energjitike, Rama: Kemi marrë një vendim, e bëjmë publik nesër planin

Kryeministri Edi Rama me anë të një konferencë për mediat, pasi sot mblodhi qeverinë ka njoftuar se nesër do të publikojë planin e posaçëm për të përballuar krizën energjitike.

Rama: Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike. Është diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit energjisë në tregjet ndërkombëtare. Dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare apo të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër.