zoom

Bota

Për të përballuar vapën! Papa Françesku u dërgon 15 000 akullore të burgosurve në Romë

Papa Françesku raportohet se u ka dërguar 15,000 akullore të burgosurve, për t’i ndihmuar ata të përballonin një nga verat më të nxehta të regjistruara në Itali.

Akulloret u dorëzuan në dy burgjet e Romës, “Regina Coeli” në qendër të qytetit dhe “Rebibbia” në periferi, nga Kardinali Konrad Krajewski.

Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra bamirëse e Papës “nuk shkoi me pushime” këtë verë. Në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën e tyre “duke vazhduar t’i përkushtoheshin, ndër të tjera, në dy prej shtatë veprave të mëshirës: vizitën e të burgosurve dhe ngushëllimin e të pikëlluarve”.

Dhurimi ishte një nga disa “gjeste të vogla ungjillore” të bëra gjatë verës “për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës”, shtohet në deklaratë.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgu Rebibbia u takuan me Papën para se të bashkoheshin me të në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.