zoom

Slider

“Për kë është pyetja”? Zyrtari i FFK-së s’pranon t’i japë fjalën gazetarit spanjoll pa përmendur emrin e Kosovës

Ditën e sotme, Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Challandes është paraqitur në një konferencë për media para kësaj ndeshjeje. Një gazetar i gazetës së njohur “AS”, i drejton trajnerit Challandes një pyetje, por nuk e përmend faktin që ai është trajner i Kosovës.

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, me ngulm e pyet se për trajnerin e cilit shtet e keni drejtuar pyetjen, dhe përgjigja vjen vetëm pasi gazetari spanjoll thotë: “Pyetja i është drejtuar trajnerit të Kosovës”.

Ky reagim nga stafi i Përfaqësueses erdhi pasi shteti spanjoll dhe disa gazeta nuk e kanë paraqitur emrin e Kosovës askund, duke e injoruar totalisht si shtet.