E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Për herë të parë në historinë e tranzicionit, kriza e pandemisë çon konsumin e popullatës në rënie

01/04/2021
in Aktualitet, Slider
0
Për herë të parë në historinë e tranzicionit, kriza e pandemisë çon konsumin e popullatës në rënie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore. Përqendrimi i blerjeve vetëm në disa kategori si Ilaçe, ushqime dhe rënia kërkesës për mallra dhe shërbime të tjera, pasiguria për të ardhmen dhe humbja e vendeve të punës e çoi konsumin final të popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020, konsumi final i popullatës shënoi rënie me -2.34%, niveli më i ulët historik në të dhënat e pas viteve 1990. Edhe në vitin 1997, kur shumë tregues ekonomikë u përmbysën nga trazirat civile që shkaktuan falimentet e skemave piramidale, konsumi final i popullatës shënoi rritje me 3%.

Viti 2020 ishte unik për nga dimensioni i krizës që përfshiu të gjithë globin njëherazi. Kufizimet gjatë karantinës së pranverës 2020 bllokuan tërësisht për tre muaj lëvizjet, të cilat bashkë me rritjen e pasigurive për të ardhmen ulën blerjet rutinë për shumicën e popullatës.

Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet në volum në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2020 u uleën me 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në një kohë që pjesa më e madhe e njësive të tregtisë dhe shërbimeve ishin të mbyllura gjatë dy muajve prill dhe maj. Konsumi final i popullatës ra në këtë periudhë me 8%.

Rënia vijoi edhe në tremujorin e tretë të vitit 2020, por me një ritëm më të ulët prej –3.4%, si rrjedhojë e rikthimit në normalitet të një pjese të aktivitetit ekonomik nga heqja e masave të ashpra kufizuese. Në tremujorin e fundit 2020, konsumi final i popullatës u përmirësua duke u rritur me 1.6% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2020 prej blerjeve më të mëdha në produktet ushqimore dhe në medikamente.

Ecuria historike e konsumit, tregon se rekordi pozitiv i tre dekadave arriti në vitet 2007 dhe 2008 përkatësisht me 16.5 dhe 13.7% në vit. Konsumi në këtë periudhë u stimulua nga rritja me ritme të larta e pagave në administratën publike dhe pensioneve nga njëra anë dhe rritjes së kreditimit dhe investimeve publike nga ana tjetër.

Por kriza e vitit 2008 e cila fillimisht nisi si një krizë e sektorit bankar, shkaktoi efekte negative menjëherë në konsum. Pas këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit ranë më shumë se dy herë. Kjo rënie u nxit edhe nga një valë e lartë e emigrimit që përfshiu vendin në dekadën e tretë të tranzicionit. Një nga metodologjitë e INSTAT tregon se, prej vitit 2010 deri në vitin 2020, kanë ikur nga vendi më shumë se 600 mijë persona


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Durrës, gjenden 49 kg kokainë në konteinerin me banane! I arrestuari, babai i Arbër Çekajt

Durrës, gjenden 49 kg kokainë në konteinerin me banane! I arrestuari, babai i Arbër Çekajt






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In