zoom

Politikë

Pendohet Xhelal Mziu! Deklarata shokuese, kandidati për deputet tërheq fjalët mbrapsht

Kandidati për deputet i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka kërkuar publikisht ndjesë rreth deklaratës së tij, ku u bënte thirrje qytetarëve që çdo person të dyshimtë sa i takon blerjes së votave, ta raportonin te grupet e posaçme që PD-ja ka ngritur dhe do ta pësonin njëlloj si ai në Elbasan, duke iu referuar kështu ngjarjes së rëndë, në të cilën humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Përmes një deklarate, Mziu shkruan:

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.