zoom

Politikë

PD thotë se bllokoi militantin e PS duke blerë vota, policia procedon demokratët

Policia e Maliqit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç,  Endrison Dushku, 25 vjeç dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.