E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

PD rikujton 22 marsin e vitit 1992, Basha: Do mposhtim të keqen dhe do rinisim rrugëtimin tonë drejt Evropës!

22/03/2021
in Politikë, Slider
0
PD rikujton 22 marsin e vitit 1992, Basha: Do mposhtim të keqen dhe do rinisim rrugëtimin tonë drejt Evropës!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Partisë Demokratike, ka kujtuar këtë të hënë, 22 marsin e vitit 1992, e cila simbolizon dhe ditën e fitores së zgjedhjeve të para të demokratëve, pas rënies së diktaturës.

Lideri i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet foli mbi vizionin që ka pasur PD 29 vite më parë, ku thirrja e tyre ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Basha tha se PD ka bërë disa angazhime historike kur ka qenë në krye të vendit, si lëvizja pa viza në Europë dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Basha theksoi, se është premtim i tij që të dërgojë përpara ëndrrën e kahershme të Shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, demokratë dhe demokrate, themelues, drejtues, fitimtarë të betejave të Partisë Demokratike në vite. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhemi bashkë sot, ndonëse në këtë realitet diktuar virtualisht nga pandemia për të kujtuar 22 Marsin, ditën e madhe të demokracisë në Shqipëri. Pas një terri të gjatë dhe pas një rrugëtimi në tunel të errët, drita e shpresës shënoi fillimin e udhëtimit tonë drejt Shqipërisë europiane. Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. 22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Ka patur dhe padyshim që do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen, por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë. Gjatë qeverisjes tonë, ne iu mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë. Ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Ne e afruam vendin edhe më shumë me Bashkimin Europian ku sot për fat të keq e shohim që ky proces ka 8 vite që ka ngecuar në vend për shkak të keqqeverisjes, për shkak të një kryeministri që mendon vetëm për veten dhe për oligarkët e tij. Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng. Sot së bashku me ju, të gjithë që jeni të pranishëm në këtë takim mbi themelet që u ngrit dhe qëndron fort kjo parti me aspiratat tuaja, me fëmijët tuaj, me fëmijët e gjithë Shqipërisë, ne do ta bëjmë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve. Ju që jeni sot në këtë takim, jeni dëshmi e gjallë dhe dëshirës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, askush nuk na e mësoi, askush nuk j’ua mësoi shprehjen; “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ajo lindi dhe u ngrit natyrshëm si një dëshirë e ndrydhur thellë në shpirtin tuaj, si një dëshirë e marrë peng nga një regjim i pashpirt. Më 22 mars 1992, e duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte thirrja që i buronte nga shpirti i çdo shqiptari i cili flaku tutje zinxhirët e skllavërisë së diktaturës duke e parë të ardhmen tonë drejt perëndimit, drejt Europës. Sot në këtë takim me pjesëmarrjen tuaj, në sytë tuaj, unë dhe çdo shqiptar lexojmë shpresën dhe dëshirën që t’i afrohemi sa më shumë dhe sa më shpejtë Europës. E di që të gjithë do të donit më shumë se kaq, të gjithë shqiptarët duan që ne ta përmbyllim sa më shpejt këtë mision historik që t’i bëjmë realitet ëndrrat tuaja të kahershme, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im dhe të gjithë së bashku do t’ia dalim. Ju falënderoj nga zemra për të gjithë angazhimin tuaj që ditët e para të kësaj beteje të pashembullt e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e të keqes dhe fitoren e ëndrrës të shqiptarëve të bashkuar, rinisje në rrugëtimin tonë drejt Europës, fitoren e çdo familjeje Shqiptare dhe të Shqipërisë! Ju faleminderit”, tha Basha.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
“Misioni im”, Basha boton librin e parë në prag të zgjedhjeve

“Misioni im”, Basha boton librin e parë në prag të zgjedhjeve






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In