zoom

Politikë

PD e Berishës, jashtë zgjedhjeve? Celibashi: Të drejtën e ka Lulzim Basha

Përfaqësuesit ligjor të dy grupimeve brenda demokratëve kanë dhënë argumentat e tyre të ndryshme se cilën prej Partive Demokratike duhet të regjistrojë KQZ në zgjedhje.

Përfaqësuesit e PD-së së Sali Berisha thanë se vendimi i shkallës së parë që njeh vendimet e Kuvendit të 9 dhjetorit 2021 është ende në fuqi. Gjithashtu ata theksuan Basha ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa pala që përfaqëson PD-në e Lulzim Bashës argumentoi se pala kundërshtare nuk ka vërtetim nga gjykata për kryetarin e partisë.

Në përfundim të argumentave të tyre, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha se e drejta për të paraqitur kërkesë për regjistrim në zgjedhje ka PD e Lulzim Bashës.