zoom

Aktualitet

Pasi pinë alkool deri në mëngjes, dy personat u konfliktuan. Plagoset me armë njëri prej tyre

Dy persona janë konfliktuar pasi kanë konsumuar alkool në një lokal deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta. Dhe 38 vjeçari me iniciale B.K.,  banues në Burrel, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 39 vjeçarit me iniciale A.D.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.