zoom

Stil

Pasi i “bleu” Veliaj/ Noizy, Çiljeta dhe Ermal Mamaqi e pësojnë keq nga publiku shqiptar

Pasi u blenë nga Erion Veliaj për të bërë fushatë për të dhe për të dhënë mesazhe, që Veliaj e ka ndryshuar Tiranën, reagimi i shqiptarëve ndaj mesazheve të tyre ka qenë i qartë.

Me mijëra i kanë braktisur brenda 24 orësh në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për tre këngëtarë dhe artistë, Noizyn, Çiljetën dhe Ermal Mamaqin, të cilët ditët e fundit kanë dalë haptas në krah të Erion Veliajt, pasi janë paguar me miliona lekë.

Nga shifrat e rrjeteve sociale më i dëmtuari është Noizy, ku llogaria e tij në Instagram është ulur me 70 mijë ndjekës vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkaq Ermal Mamaqi ka humbur shumë nga aktiviteti i tij në rrjetet sociale, me -426 për qind të aktivitetit të tij, ndërsa gjatë gjithë javës ai e ka pasur në rënie të shpejtë.

Edhe Çiljeta, edhe pse ka më pak ndjekës në rrjetet sociale, ka pasur një rënie masive të ndjekësve dhe të aktivitetit të saj në rrjetet sociale.

E kjo tregon me pak fjalë, që populli nuk është vetëm kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por edhe ndaj atyre që quhen artistë dhe që u kanë dalë në krah, pasi janë paguar më parë me paratë e taksave të shqiptarëve.