E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar

01/06/2023
in Politikë, Slider
0
“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Cilat janë përfitimet dhe rreziqet nga “pasaporta e artë”? Ky është debati që po zhvillohet në Shqipëri, ndërsa për Bashkimin Evropian është më se e qartë se ky projekt duhet ndalur.

Sipas BE-së, rreziqet prej kësaj pasaporte janë të shumta dhe ato lidhen me ekonominë, por edhe me sigurinë. “Pasaporta e artë” mund t’i jepet një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në vendin përkatës. Në Shqipëri, nisma nuk është finalizuar ende dhe nuk dihen as kriteret për ta përfituar atë dhe as shuma që duhet investuar. Për herë të parë, kjo nismë u përmend nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2019.

“Unë besoj fuqishëm se kjo është mënyra e duhur dhe ajo që duhet të bëjmë. Sigurisht, ka rreziqe, por ne nuk mund t`ia mohojmë vendit tonë dhe së ardhmes sonë potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”, u shpreh Rama gjatë Konferencës Botërore për Nënshtetësinë në Londër, që u mbajt në nëntor të 2019-ës. Nga opozita shqiptare kishte vazhdimisht reagime kundër, ndërsa çështja mori vëmendje më të madhe këtë muaj, kur ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, i dorëzoi zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, Raportin e Progresit për vitin 2022, duke shprehur qartazi qëndrimin kundër “pasaportës së artë shqiptare”

“Në lidhje me ‘pasaportat gold’ të arta, mendoj se raporti është i qartë. Sigurisht që BE-ja e respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por, duke pasur parasysh realitetin dhe agresionin rus në Ukrainë, kjo skemë do të vinte në pah disa rreziqe”, tha Hohmann. Ajo kujtoi se, në muajin mars, Komisioni Evropian u rekomandoi shteteve anëtare që t’u japin fund skemave të këtij lloji. Në një replikë me ambasadoren, Balluku tha se vlerësimi i BE-së mbetet hipotetik, pasi skema në Shqipëri nuk është finalizuar ende. “Për këtë program u jemi referuar praktikave të vendeve të tjera, se çfarë benefitesh kanë marrë. Duke marrë parasysh shqetësimin, do t’i lexojmë me vëmendje të gjitha gjetjet dhe do t’i vijojmë konsultat për t’i adresuar ato që duhen adresuar”, tha Balluku. Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, të përpiluar nga Komisioni Evropian, thuhet: “Skema të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.

Më herët, në muajin gusht, të gjitha këto shqetësime i përcolli edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez. Shtetësia shqiptare, deri në korrik të vitit 2020, jepej vetëm nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Nga ajo kohë, ky “monopol” u hoq përmes ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë dhe në dhjetor të vitit 2020, pastaj, u krijua Agjencia e Programeve të Veçanta të Shtetësisë. Më 29 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë mori vendimin që dy kompani të huaja të ofrojnë dy shërbime: atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe të kontrollit të figurës së personit që do të kërkojë të marrë pasaportë shqiptare.

Rreziku

Ish-ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se përfitimi ekonomik nga kjo nismë e “pasaportës së artë” është shumë i vogël dhe, sipas tij, vë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “BE-ja e kritikon si ‘pasaportën e artë’, ashtu edhe amnistinë fiskale. Përfitimet nga dy iniciativat janë shumë më të vogla sesa efektet direkte dhe indirekte nga përparimi në procesin e integrimit. Përfitimet reale nga përfituesit e ‘pasaportave të arta’ janë shumë më të vogla se ato të pritshme. Ndërsa, përfitimet nga reformat dhe përshpejtimi i integrimit [në BE] janë të përhershme”, thotë Malaj për Radion Evropa e Lirë. Amnistia fiskale është një tjetër nismë e Qeverisë shqiptare që, siç thuhet, synon subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive, por BE-ja dhe opozita e kundërshtojnë.

Malaj thotë se Qeveria i shikon dy nismat si burime potenciale financiare, por, sipas tij, Qeveria “ka vetëm një opsion”: “Të eliminojë çdo vonesë dhe pengesë në procesin e negociatave dhe të anëtarësimit në BE”. Ishzëvendësministri shqiptar i Integrimit Evropian, Albert Gajo, thotë për Radion Evropa e Lirë se nisma e “pasaportave të arta” u ndërmor nga disa shtete në situata specifike. Ai përmend shembullin e Greqisë, kur, për shkak të krizës ekonomike në vitin 2008, u rritën taksat për shtëpitë e dyta apo të treta të qytetarëve grekë, të cilët i nxorën në shitje. Qeveria greke, asokohe, zbatoi një politikë të atillë që të huajt që investonin në treg, merrnin pasaportë greke dhe kjo, pastaj, çoi në normalizimin e tregut. “Në Shqipëri nuk ka rrethana të tilla specifike. Madje, ka shumë kërkesë nga investitorët vendas. Përfitimi është thjesht afatshkurtër për Qeverinë, stimulon të ardhura buxhetore, por nuk nxit rritje ekonomike. Investimet janë të mirëpritura, por duhet të jenë të sigurta”, thotë Gajo.

Ai beson se Bashkimi Evropian i druhet faktit se nga kjo nismë, do të përfitojnë njerëz pa kredibilitet, që do të synojnë të lëvizin lirshëm në zonën pa viza të Evropës, që njihet si Schengen. “Jam i bindur se Qeveria do të tërhiqet, pasi do të kishte pasoja të pakthyeshme në procesin e integrimit. Ndërkombëtarët mund t’i bllokojnë investimet apo programet e zhvillimit”, thekson Gajo. Sipas tij, kundërshtimi qëndron në faktin se institucionet shqiptare nuk ofrojnë garanci në procesin e filtrimit të përfituesve të këtij projekti. “Fakti që filtrimi i është besuar një kompanie të huaj, nuk është garanci, sepse proces më i rëndësishëm është monitorimi dhe gjurmimi, që do të bëhet nga institucionet tona”, thotë Gajo.

Shqetësimi

Eksperti i ekonomisë në Tiranë, Fatos Çoçoli, mendon se shqetësim kryesor i BE-së janë oligarkët rusë, që mund të gjejnë strehë në Shqipëri. “Shqetësimi i parë i BE-së, edhe pse nuk artikulohet zyrtarisht, lidhet me oligarkët rusë, që po përpiqen të ikin nga vendi i tyre, nga agresioni i [presidentit rus, Vladimi] Putin mbi Ukrainën dhe po gjejnë strehë në Malin e Zi, që është vendi i preferuar i tyre. Por, Shqipëria është në kufi, kështu që së shpejti mund të gjejnë strehë edhe këtu”, thotë Çoçoli.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja në këtë vend nuk kanë pasur qëndrueshmëri, duke pësuar ulje dhe ngritje të vazhdueshme nga viti në vit. Nëse analizohet 10- vjeçari i fundit, në 2012-n u shënua rënia më e madhe, ndërsa viti me më shumë investime të huaja ka qenë 2019- ta, me mbi 1 miliard euro. Investimet e huaja në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në sektorin e naftës dhe energjetikës, por edhe në atë bankar. Një nismë që nxit investime është gjithmonë e mirë, thotë Çoçoli, por pyet se sa të afta janë institucionet shqiptare të gjurmojnë origjinën e parave që do të investoheshin? “Mund të përfitojnë persona që kanë krijuar para nga korrupsioni apo trafiqet e paligjshme për të ardhur në vendin tonë, ku mungon zbatimi i plotë i ligjeve dhe ne do të ktheheshim në një strehë të qetë për ta”, thotë Çoçoli.

Projekti

Debati për këtë çështje duhet parë edhe në aspektin e sigurisë. Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë nga “Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Trans-nacional”, thotë se Shqipërisë nuk i nevojitet një debat për të cilin nuk ka konsensus nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, dëmi më i madh do të ishte ulja e besueshmërisë së BE-së ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar atë si “një derë të mundshme” që “hapet për figura politike të korruptuara apo që vijnë nga krimi i organizuar”.

Ai tërheq vërejtjen edhe për cenim të sigurisë kombëtare. “Diskutimi vjen në një kohë kur niveli i sigurisë është cenuar së fundi me hyrjen e shtetasve apo grupeve, që mendohet se janë agjentë apo hakerë. Jemi në rishikim të strukturës sonë të mbrojtjes, duke nisur me atë kibernetike. Një hap i tillë për të hapur një procedurë tjetër është një përgjegjësi më shumë. Nuk mendoj se kemi kapacitete institucionale për ta filtruar dhe monitoruar siç duhet këtë proces”, thotë Zhilla për “Radion Evropa e Lirë”. Në Shqipëri janë raportuar disa herë incidente me shtetas të huaj. Në vitin 2019, për shembull, policia shqiptare ka thënë se ka zbuluar një rrjet iranian, që dyshohej se ka planifikuar sulme në Shqipëri kundër anëtarëve të mërguar të një grupi iranian. Në fillim të shtatorit të këtij viti, Shqipëria, po ashtu, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke e fajësuar për disa sulme kibernetike.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE qysh në vitin 2014, ndërsa në korrik të këtij viti ka nisur formalisht negociatat e anëtarësimit. Sipas indeksit më të fundit të Pasaportave “Henley & Partners”, Shqipëria renditet në vendin e 53. Kjo kompani vlerëson fuqinë e gati 200 pasaportave, bazuar në lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme pa pasur nevojë për vizë. Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete. Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që janë kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi aplikojnë “pasaportën e artë”. /REL/

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: BEPasaportapasaporta te artaRELShqiperi

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Shqipëria po kalon në heshtje një valë të re të pandemisë COVID-19, simptomat që shfaqr
Aktualitet

Shqipëria po kalon në heshtje një valë të re të pandemisë COVID-19, simptomat që shfaqr

24/09/2023
Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi
Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
“Italia, avokate juaj për integrimin në BE”-Vizita e Napolitanos në Shqipëri, apeli për politikën
Politikë

“Italia, avokate juaj për integrimin në BE”-Vizita e Napolitanos në Shqipëri, apeli për politikën

22/09/2023
Shtatori i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, merr pikë rekord edhe në klasifikimin nga UEFA
Slider

Shtatori i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, merr pikë rekord edhe në klasifikimin nga UEFA

21/09/2023
Shqipëria e pëson keq nga UEFA, mbyllen tribunat e tifozëve për ndeshjen me Çekinë
Slider

Shqipëria e pëson keq nga UEFA, mbyllen tribunat e tifozëve për ndeshjen me Çekinë

20/09/2023
Lojë me pasaporta! Skema si merret nënshtetësi “e artë” përmes një salloni bukurie në Shkup
Aktualitet

Lojë me pasaporta! Skema si merret nënshtetësi “e artë” përmes një salloni bukurie në Shkup

19/09/2023
Lajm i rradhës
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën në Moldavi. Detaje nga biseda mes tyre

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën në Moldavi. Detaje nga biseda mes tyre






ADS

Të fundit

Aktualitet

Shqipëria po kalon në heshtje një valë të re të pandemisë COVID-19, simptomat që shfaqr

24/09/2023
Aktualitet

Ministri Svelça në vendin ku u vra polici: I gjithë territori është vendosur nën kontroll

24/09/2023
Aktualitet

Sulmi ndaj policisë së Kosovës, pamjet e arrestimit të një prej agresorëve serb

24/09/2023
Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
Aktualitet

Situata në Veri/ Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin! Kosova është e përjetshme

24/09/2023
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë/ Ky është një nga terroristët serb të ekzekutuar (Foto)

24/09/2023
Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
Aktualitet

Tensionet në veri/ Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In