zoom

Aktualitet

Pas Tiranës e Durrësit edhe Berati bëhet gati për të pritur afganët

Prej ditës së djeshme edhe bashkia e Beratit ka nisur përgatitjet për strehimin e përkohshëm të emigrantëve afganë.

Edhe në këtë qytet pas Durrësit dhe Tiranës do të përshtaten ambiente për strehimin e afganëve.

Mësohet se deri më tani janë përgatitur ambientet për të pritur të paktën 200-300 afganë.

Nuk dihet nëse në Berat do të shkojë grupi i parë që pritet të mbërrijë në Shqipëri prej 300 emigrantesh, apo nëse do të strehohen në Tiranë.