Aplikacion
Si festa e ditëlindjes, po ashtu edhe martesa janë organizuar buzë detit në Dhërmi në praninë e shumë personazheve të njohur. Fillimisht Salsano është surprizuar nga festa për ditëlindjen, që miqtë duket se ja kanë mbajtur të fshehtë.
Më pas ai dhe Erjona kanë shkuar së bashku drejt altarit të veshur për herë të parë si nuse e dhëndër. Shumë të emocionuar ata i kanë vendosur unazat në gisht njëri-tjetrit, duke u betuar se do të jenë gjithmonë bashkë me dy vogëlushet e tyre.
Në dasmën e dyshes ishin të pranishëm shumë personazhe të famshëm, kryesisht miq të Salsanos nga spektakli i humorit “Portokalli”. Mbrëmja ka zgjatur gjatë për ta dhe është mbyllur me disa këngë të qeta të kënduara me kitarë nën dritën e hënës.
Kujtojmë se aktualisht Salsano dhe Erjona janë konkurrentë me njëri-tjetrin, pasi janë pjesë e dy emisioneve të ngjashme, por në televizione të ndryshme. Prej vitesh Salsano është pjesë e “Portokalli”-së si moderator dhe aktor, ndërsa Erjona Kakeli ju bashkua stafit të spektaklit “Kosherja” pak muaj më parë.
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Gjermani. Pas arrestimit të 17-vjeçarit, në kërkim edhe 2 të tjerë