zoom

Aktualitet

Pas përplasjes me makina, të rinjtë kapin grushtin/ Arrestohen nga policia

Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka prangosur dy persona ditën e djeshme, njëri për vjedhje dhe tjetri pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Njoftimi:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 12.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, si dhe u procedua penalisht O. D., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në Fushë Krujë, shtetasi S. D., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.