zoom

Stil

Pas Noizyt, Luizi bashkëpunim muzikor edhe me Stresin?

Fansat po presin një bashkëpunim muzikor mes Noizyt dhe Luiz Ejllit, e konfirmuar nga të dy në një koncert pas mbarimit të “Big Brother Vip”.

Por, i hapur për bashkëpunime me Luizin është edhe reperi tjetër Stresi, i cili në një intervistë televizive ka deklaruar se kur bëhet fjalë për art, lihen mënjanë politka dhe çdo gjë tjetër.

ModeratorjaPo një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?

StresiPër muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime.  Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.

Moderatorja: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!

Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit.